Merkato, lëvizjet më të fundit në Seria A

15/07/2016 00:00

Pas përfundimit të kompeticionit europian klubet italiane i janë rikthyer normalitet duke u fokusuar tek transfertat e lojtarëve.

Pas marrëveshjeve të përmbyllura me Pjanic dhe Dani Alves Juventus ka arritur të sigurojë në formlë huazimi deri në 30 qershor 2017 edhe shërbimet e mbrojtësit të Bajern Mynihut, Med’hi Benatia.

Pasi ka kaluar me sukses vizitën shëndetësore, mbrojtësi maroken ka hedhur dot edhe firmln mbi kontratë.

Gjermanët do të përfitojnë 3 milionë euro për këtë periudhë, marrëveshja i jep të drejtën Juventusit që për 17 milionë euro më tepër të marrin kartonin e Benatias.

Milani ndërkohë është pranë një marrëveshje me mbrojtësin e lënë të lirë nga Real Madrid,  Alvaro Arbeloa. Atij i është ofruar një kontratë 1-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit më tepër. Burime pranë mbrojtësit kanë konfirmuar se Arbeloas i ka pëlqyer ideja për t’u bërë pjesë e kuqezinjëve. Po sot klubi i Milanit ka konfirmuar huazimin e Gianmario Comi tek Carpi.

Negociatat mes kinezëve, pronarëve të rinj të Interit, dhe drejtuesve të Sporting Lisbonës për ofertën e 40 milionë eurove është rrëzuar pas përgjigjes “JO” të kthyer sot nga portugezët.

Emanuele Giaccherini është shumë pranë kalimit tek Napoli. Mesfushori ka mbërritur sot në mëngjes në Romë për të zhvilluar edhe vizitat mjekësore para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Top Channel