Përkeqësohet moti, shi e breshër në Elbasan

15/07/2016 00:00

Për pak minuta qyteti i Elbasanit u përfshi nga reshje të dendura shiu e breshëri mesditën e së premtes, shoqëruar edhe me erë të fortë.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se era e fortë rrëzoi një pemë në aksin Elbasan-Librazhd duke penguar për pak qarkullimin derisa u ndërhy për largimin e saj.

Rreth dy javë më parë reshjet e dendura të breshëritë përfshinë disa fshatra të Elbasanit dhe Librazhdit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët sidomos në pemishte.

Por edhe gruri i cili ende nuk ishte korrur u shkatërrua thuajse tërësisht. Moti i keq pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Top Channel