Batohet zetori në Korçë, 4 të plagosur

15/07/2016 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave është regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Plasë. Një zetor është batuar nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre gra pasagjere dhe drejtuesi i mjetit.

Policia bëri me dije se si pasojë e  aksidentit u plagos drejtuesi i mjetit M.B 23 vjeç dhe tre pasagjerët të cilat qëndronin në karrocerinë e punës V.B  54 vjecc, R.R 55 vjeç dhe L.B 50 vjeç të gjithë banues në Zëmblak.

Pas aksidentit të 4 të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës si pasojë e dëmtimeve të marra.

Pas aksidentit policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti që rrezikoi jetën e 4 personave.

Top Channel