Meta pret ambasadoren greke: Të thellojmë bashkëpunimin dypalësh

15/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren e re të Greqisë, Eleni Sourani, të cilës i uroi suksese në detyrën e saj të re në Tiranë.

Gjatë takimit, Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë interesat e përbashkëta, partneritetin e ngushtë dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve, Kuvendi i Shqipërisë është i përkushtuar në forcimin e mëtejshëm dhe sa më cilësor të bashkëpunimit të gjithanshëm.

Nga ana e saj, ambasadorja Sourani shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re, “në një vend mik e fqinj si Shqipëria” dhe e siguroi kryetarin Meta se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të ngritura mbi baza të forta jo vetëm miqësie por dhe lidhjesh historike siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi.

Gjatë takimit u vlerësua roli kyç që dy vendet kanë luajtur për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe në përfundim, kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në drejtim të integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Top Channel