Kosovë, kryesia e Kuvendit cakton 3 gushtin për debatin mbi Demarkacionin

15/07/2016 00:00

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka njoftuar se Kryesia e ka vendosur që në datën 3 gusht të mbahet debati profesionalo-shkencor mes Komisionit shtetëror për Demarkacionin dhe grupit të njohësve profesionistë, për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi.

Sipas saj, më 4 gusht do të ketë një seancë të rregullt në Kuvendin e Kosovës.

“Të shohim ballafaqimin e qëndrimeve të ndryshme, që të ndikojë në formësimin e qëndrimeve të deputetëve që nuk janë deklaruar ende nëse janë pro apo kundër. Besoj që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e pavlefshme dhe debati do të ndikojë te deputetët, që ende nuk janë deklaruar sesi do ta votojnë atë”, ka thënë ajo.

Debati për demarkacionin do të mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Top Channel