Grabitet arkëtarja e Ujësjellësit në Kamëz

15/07/2016 00:00

Një arkëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kamëz, është grabitur mëngjesin e kësaj të premteje sapo ka dalë nga banesa e saj në Paskuqan.

Manushaqe Lleshi ka deklaruar në polici se në çantë kishte 6 mln lek të vjetra të punës, të cilat do t’i dorëzonte gjatë ditës.

Sipas arkëtares, një person i ka terhqehur çantën nga krahu dhe është larguar me shpejtësi. Po ashtu arkëtarja ka thënë në polici së paratë i kishte marrë me vete në shtëpi pasi në zyrë nuk ishin të sigurta.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel