Sinjalistika rrugore; Qafë Thanë-Korçë, nis puna për vijëzimet

15/07/2016 00:00

Rruga Qafë Thanë-Korçë ka mungesë të theksuar të sinjalistikës. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet për realizimin e sinjalistikës vertikale dhe vijëzimet në shtratin e rrugës.

Ministri nuk e ka mohuar problematikën dhe mangesitë e saj sa i takon lëvizjes së këmbësorëve. Ai ka sqaruar se vendosja e mbikalimeve dhe nënkalimeve në këtë aks të rëndësishëm nuk mund të arrihet për shkak të kostove të larta nga njëra anë dhe degëzimeve të shumta nga ana tjetër.

“Projekti siç është miratuar e tenderuar ka probleme serioze. Ngelet detyrë e përhershme e ARRSH-së që, duke pasur parasysh limitet që i jep buxheti, të ndërhyet në mënyrë që rruga të mos jetë pengesë për aktivitetin ekonomik të banorëve”, ka deklaruar Haxhinasto.

Ministri u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave të jenë të përgjegjshëm dhe të mos dëmtojnë sinjalistikën, por edhe kujdesin e drejtuesve të mjetit të respektojnë normat e lëvizjes.

Top Channel