Schulz, kritika Thereza May

15/07/2016 00:00

Premtimin se Brukseli do të bashkëpunojë me Britaninë, presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz e shoqëroi me disa komente të ashpra për qeverinë e re të vendit, të cilës i kërkon ta thyejë “rrethin e rrezikshëm vicioz” të vendit përpara se efekti i tij të ndihet dhe në BE.

Kritikat e Shulz i ka tërhequr në mënyrë të veçantë vendimi i Theresa May-t për t’ia besuar portofolin e rëndësishëm të Ministrisë së Jashtme eurospektikut Boris Johnson. Zyrtari i lartë e percepton një lëvizje të tillë si gatishmëri për të vënë partinë përpara kombit.

“Përbërja e kabinetit të ri të May-t tregon se më shumë sesa më të ardhmen e vendit, ai ka të bëjë me sigurimin e kohezionit brenda radhëve të partisë konservatore”, Martin Shulz.

Shulz nuk ishte i vetmi që reagoi ashpër ndaj caktimit të Johnsonit në krye të diplomacisë angleze. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier që ndër të parët që shfaqen pakënaqësi të thellë ndaj caktimit të njërit prej eksponentëve kryesorë të kampit për largim, e një politikani, të cilin kryediplomati i Gjermanisë nuk ngurroi ta etiketonte si “të papërgjegjshëm”.

I të njëjtës linjë, edhe pse më pak i ashpër së homologu gjerman, ishte dhe Ministri i Jashtëm francez. Vendimi për ta bërë Johnsonin sekretar të Punëve të Jashtme, është shenjë e qartë e një krize politike në Britaninë pas “Brexit”-it, deklaroi në një intervistë radiofonike Jean-Marc Ayrault.

I njihni të gjithë stilin dhe metodat e tij, tha Ayrault për ish-kryebashkiakun e Londrës, e kujtoi më pas sesi gjatë fushatës për largim nga BE-ja,  Johnsoni, siç tha ai,  “gënjeu pa hesap”.

Top Channel