Alarm për bombë, mbyllet aeroporti në Nice

15/07/2016 00:00

Disa orë nga sulmi që u mori jetën 84 personave dhe la të plagosur dhjetra të tjerë, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, autoritetet franceze kanë urdhëruar mbylljen e aeroportit të Nice.

Arsyeja e mbylljes së aeroportit ende nuk dihet. Pasagjerëve dhe personelit që ndodhej në godinë u është kërkuar që të largohen menjëherë nga godina.

Mediat franceze thonë se në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet e sigurisë, përfshirë edhe personel ushtarak dhe qen anti-eksploziv.

Nga prania e këtyre të fundit, mediat ndërkombëtare shkruajnë se në aeroport është dhënë alarmi për prani të mundshme lënde eksplozive në terminal.

Top Channel