“Pray for Nice”, solidariteti i botës së sportit

15/07/2016 00:00

Atentati i ndodhur në Nice, Ditën e Bastijës dhe që shkaktoi 84 viktima ka shokuar edhe botën sportive.

Askush nuk ka ndenjur indiferent ndaj kësaj ngjarjeje tragjike dhe të gjithë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur solidaritetin për qytetarët e Nice-s dhe të gjithë popullin francez.

Skuadra e “Mclaren” në Formula 1 publikon: Të gjithë u trishtuam kur dëgjuam për atë që ndodhi në Nisë. mendimet tona shkojnë për familjarët dhe miqtë e atyre që u prekën nga kjo tragjedi. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, në profilin e tij në Twitter shkruan: Po shoh lajmet dhe jam i tmerruar nga ajo që ndodhi në Nice. Mbështetja ime është për popullin francez, viktimat dhe familjarët e tyre.

Edhe klubi i Atletiko Madrid doli me një komunikatë për të shprehur dhimbjen për atë çfarë ndodhi në Nice. “Jemi me zemër me qytetarët e Nice-s dhe të gjithë Francën. E gjithë mbështetja jonë për familjarët e viktimave”.

“E gjithë kjo duhet të ndalet”, shkruan Gareth Bale në Tëitter. “Mendimet e mia shkojnë për të gjithë qytetarët e Nice-s”.

Ndërsa emri i madh i futbollit anglez, Gary Lineker shkruan: “Një tjetër natë tmerri në Francë. Skena të frikshme në Nice. Cfarë trishtimi!”

I bashkohet këtij solidariteti edhe skuadra e Barcelonës që nëpërmjet një komunikate në rrjetet e saj sociale shkruan: “Shokim dhe dhimbje për atentatin në Nice. Jemi pranë familjarët dhe miqtë e viktimave”.

“Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit në Ditën e Bastijës”, shkruan futbollisti italian Giuseppe Rossi, që më pas ngriti edhe pyetjen e madhe: Si do të mund të ndalim këtë dhunë?

Piloti i Rormula 1, Romen Groszhan në profilin e tij në Twitter shkruan: “Mendimet e mia shkojnë për të gjithë banorët e Nisës e sidomos familjarët e viktimave”

“Edhe njëherë po lutemi për Francën dhe për ata që u prekën nga sulmet në Nice”, shkruan ish sulmuesi i përfaqësueses franceze, Thierry Henry, të cilit i është bashkuar edhe ekipi i Francës teksa publikon mesazhin: Mendimet tona për familjarët dhe miqtë e viktimave.

Top Channel