Tiranë, arrest me burg kreut të grupit të kokainës

15/07/2016 00:00

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.

Cukali u arrestua tre ditë më parë nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, kundër grupit që shpërndante narkotikë në disa zona të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.

Për momentin prokuroria disponon ndaj Cukalit prova të forta për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes të lëndëve narkotike. Nëse hetimet e mëtejshme do të vërtetojnë edhe akzuën e trafikut të drogave të forta, atëherë çështja pritet t’i kalojë për kompetence Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Top Channel