Drejtori i Burgjeve dorëzon dorëheqjen tek Manjani

15/07/2016 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka paraqitur dorëheqjen përpara ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani këtë të premte.

Në letrën e shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Zoto argumenton kërkesën për dorëheqje me arsyet personale.

“Duke e konsideruar të pamundur ushtrimin e kësaj detyre në vijim, për shkak të arsyeve personale dhe familjare, ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve”, thotë ai.

Kjo dorëheqje vjen pak ditë pas arrestimit për korrupsion të një prej zv.drejtorëve të Burgjeve së bashku me disa administratorë kompanishë private, të akuzuar për korrupsion me tendera.

Artur Zoto u emërua drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve më 3 tetor të 2013-s.

Top Channel