Ylli francez hedh poshtë zërat e merkatos, Payet: Qëndroj të West Ham

15/07/2016 00:00

Të rrallë ishin ata që kishin dëgjuar për Dimitri Payet para fillimit të Europianit, por me kombëtaren e tij mesfushori vërtetoj vetëm atë që kishte treguar sezonin e fundit me skuadrën e tij në Premier League, West Ham-in.

Që gjatë sezonit të kaluar, lojtari 29-vjeçar ngjalli interesin e klubeve më të mëdha në Europë, ndërsa pas Euro 2016 interesimi i u bë më konkret.

Por, megjithatë ylli i Europianit dhe i kombëtares Franceze, Dimitri Payet ka hedhur poshtë të gjithë zërat e merkatos, duke u shprehur se dëshira e tij është të vazhdojë edhe më tej në Premier League me West Ham. Ai siguron tifozët e skuadrës londineze se do të qëndrojë me 100% te West Ham, pasi e dashuron këtë skuadër, dhe pret me padurim fillimin e sezonit te ri.

Top Channel