“Arkitekti” i kualifikimit, dënohet me 1.4 vjet burg, por jo në burg

15/07/2016 00:00

Gjykata  e Tiranës e Tiranës ka dënuar sot me 1 vit e 4 muaj burg, por me kusht me shërbim prove Ismail Morinën i njohur si Ballist Morina, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ismaili, i njohur ndryshe si Ballist Morina, u bë i njohur pasi fluturoi dronin me flamurin “autochthonus” mbi stadiumin e Beogradit, kur po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Morina u kap në Tiranë në zotërim të dy pistoletave para ndeshjes së kthimit me Serbinë.

Në masën dhe llojin e ekzekutimit të dënimit, gjykata ka marrë parasysh deklaratat e tij se, armët i mbante për vetëmbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrjeje nga nacionalistët serbë. 

Top Channel