Sulmi në Nisë, Basha: Franca do të ringrihet më e fortë

15/07/2016 00:00

Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar reagimeve për sulmin në Nisë të Francës, duke shprehur veç trishtimit bindjen se Franca do të ngrihet më e fortë.

“Ngjarja shokuese në Nisë të Francës, ku nga një sulm shtazarak kanë mbetur mbi 80 të vdekur, ka sjellë trishtim e zemërim kudo në mbarë botën, dhe në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë të të plagosurve.

“Akti i pabesë terrorist, në orën që të rinj, fëmijë, burra e gra po festonin Ditën Kombëtare, ka lënduar gjithëkënd, por jam i bindur se Franca do të ringrihet më e fortë. Ne jemi më të bashkuar se kurrë në luftën pa kompromis kundër çdo lloj ekstremizmi që merr jetë të pafajshme”, ka thënë Basha.

Top Channel