Avokati i Popullit: Dënojmë ashpër sulmin terrorist në Francë

15/07/2016 00:00

Edhe Avokati i Popullit, njëkohësisht President i AOMF-së, Igli Totozani, ka shprehur dhimbjen më të thellë për viktimat e tragjedisë më të fundit që goditi Francën nga duart e përgjakura të terroristëve.

Totozani dënon me forcë këtë ngjarje thellësisht të rëndë, indinjuese me qëllim të qartë mbjelljen e panikut në njërën prej shoqërive më demokratike në botë, asaj franceze.

“Kjo është një ditë dhimbje për  popullin francez, dhimbje dhe indinjate për atë që ka ndodhur, për jetët e pafajshme që u shuan nga terrorizmi në një ditë të shënuar dhe kuptimplotë si ajo e Bastijës”, shprehet Avokati i Popullit.

Totozani thekson se solidariteti njerëzor, vlerat dhe liria do të triumfojnë mbi këtë të keqe që po godet demokracinë. Të gjithë bashkë jemi pranë popullit francez në këtë ditë dhimbje, trishtimi por edhe solidariteti e ndjeshmërie humane.     

Top Channel