Sulmi në Nisë, Rama: Franca dhe liria do triumfojnë

15/07/2016 00:00

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me sulmin terrorist në Nisë, ku kanë humbur jetën mbi 80 vetë.

“Franca dhe liria do të triumfojnë. Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë. Nazizmi i ri do mundet njësoj si i vjetri”, ka thënë Rama.

Top Channel