Dhunojnë punonjësin e policisë, 3 të arrestuar në Kukës

15/07/2016 00:00

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Kukës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të Policisë së Rendit.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Sami Hoxha, 35 vjeç; Shaip Hoxha, 25 vjeç; Rigert Nuhiallari, 21 vjeç;, të tre banues në Bicaj të Kukësit.

Sipas policisë arrestimi i shtetasve u bë pasi  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në spitalin e qytetit Kukës, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me forcë dhe goditur me grushte punonjësit të Policisë së Rendit. 

Top Channel