Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet Hollande pas sulmit terrorist

15/07/2016 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidenti të Republikës franceze, Francois Hollande.

Presidenti e dënon me forcë sulmin terrorist në Nisë, ndërsa shpreh ngushëllime për familjet e të ndjerëve.

Mesazhi i Presidentit Nishani dërguar Francois Hollande

“I nderuar Zoti President,
 
Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.
 
E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.
 
Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.
 
Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Top Channel