Terrori në Francë, pamjet kur kamioni i drejtohet turmës së njerëzve

15/07/2016 00:00

Franca u godit mbrëmjen e së enjtes nga një tjetër sulm terrorist. Të paktën 84 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion hyri mes turmës së njerëzve në qytetin e Nisës.

Në një video të publikuar në “Youtube”, duken momentet e para kur kamioni i afrohet turmës së njerëzve me një shpejtësi relativisht të ngadaltë. Në video duket edhe një person, i cili është duke lëvizur me motor dhe i afrohet dëshpërimisht kamionit për ta ndaluar atë, por më kot pasi humb ekuilibrin. Më pas, drejtuesi i kamionit shton shpejtësinë duke u futur mes njerëzve.

Autoritetet franceze bën të ditur se brenda në kamion gjetën disa armë dhe granata dore, ndërsa drejtuesi i automjetit u ekzekutua nga forcat e policisë.

Top Channel