Tiranë, makina “fluturon” në trotuar

15/07/2016 00:00

Një aksident ku janë përfshirë 6 automjete ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në hyrje të rrugës “Mine Peza” në kryeqytet.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se automjeti me targa  AA101MG, me drejtues shtetasin Gj. L, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë janë dëmtuar 6 mjete te parkuara në buzë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Nga agjentet verifikues të policisë rrugore i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të mjetit dhe ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.31%.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel