Sulmi në Nice, Ministria e Brendshme: S’ka asnjë që po mbahet peng

15/07/2016 00:00

Ministria e Brendshme franceze hodhi poshtë disa raportime të disa mediave se disa persona po mbahen peng.

“Nuk ka asnjë të marrë peng. Ishte një person i cili drejtoi kamionin drejt turmës. Ai u ekzekutua nga policia”, u shpreh Pierre-Henry Brandet, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, ai konfirmoi se rasti po hetohet nga Anti-terrori dhe se ende nuk dihet nëse akti është kryer nga një person i vetëm apo ka edhe të tjerë të përfshirë.

“Hetimet po kryhen nga Anti-terrori. Nuk e dimë nëse ai ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë apo e kryer aktin i vetëm”, tha ai.

Top Channel