Francois Hollande rikthehet në Paris, pritet takimi me kabinetin qeveritar

15/07/2016 00:00

Mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

Por pas shuplakës së Nices, shefi i Elizesë mbërriti në qendrën e emergjencave në Ministrinë e Brendshme ku pritet takimi me kabinetin qeveritar. Ai ndërpreu një takim privat në Avignon dhe u kthye në Paris.

Ndërkohë, ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shprehu solidarizimin e thellë me popullin e tij.

Top Channel