Ish-bashkëshortja e Johnny Depp ka fytyrën më të bukur në botë sipas shkencës. Fytyra e Amber Heard është 91.85% e ngjashme me “Greek Golden Ratio of Beauty Phi”, e cila për mijëra vite mendohej se kishte formulën sekrete të perfeksionit.

Në bazë të kësaj teorie, analiza me kompjuter ka zbuluar se Kim Kardashian ka vetulla perfekte, Scarlett Johansson ka sytë më të bukur, përmasa e fytyrës së Rihanna-s është më e bukura ndërsa buzët më të bukura i ka Emily Ratajkowski dhe balli më i bukur është ai i Kate Moss.

Amber 30-vjeçe, e cila momentalisht ndodhet mes një beteje për t’u divorcuar nga Johny Depp, është testuar nga teknike më e fundit kompjuterike nga kirurgu Dr Julian De Silva, i cili ka zbuluar se tiparet e saj janë tepër të ngjashme me Golden Ratio of Beauty.

Amber Heard ishte e para me 91.85% ngjashmëri, Kim Kardashian e dyta me 91.39%, Kate Moss e treta me 91.06%, Emily Ratajkowski e katërta me 90.8% dhe Kendall Jenner me 90.18 % ngjashmëri me Golden Ratio of Beauty.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel