Presidenti Nishani pret Luiza Gegën

14/07/2016 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot në Presidencë nënkampionen e Evropës në atletikë, Luiza Gegën, sëbashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasin, për t’i përgëzuar për rezultatet e arritura.

Nishani është autoriteti më i lartë shtetëror që pret sportisten shqiptare, e cila mbërriti në aeuroportin e Rinasit e pritur vetëm nga familjarët. Një pritje gjithsesi kortezie më shumë sesa mbështetëse për mangësitë e mëdha që shpesh Gega dhe trajneri i saj Stërmasi kanë ngritur zërin.

Në të njëjtën ditë, presidenti Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” ish-atleten Klodiana Shala me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.

Top Channel