“Vetting”-u nuk prek pavarësinë, Macovei: Do të jetë i përkohshëm

14/07/2016 00:00

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei e konsideron të një rëndësie kyçe reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, me argumentin se një drejtësi e pastër, mban të tillë të gjithë shoqërinë e forcon sundimin e ligjit.

Në një intervistë për “DW”, eurodeputetja sqaron se pikerisht këtij qëllimi i shërben vetingu, pastrimit të drejtësisë.

“Ka pasur shumë punë deri më tani në nivelin teorik, së bashku me opozitën e shoqërinë civile, por implementimi, mesa kemi vënë re është faza më e vështirë”, thotë Macovei. Kemi ardhur në një nga pikat e fundit të legjislacionit para futjes në fuqi të reformës, pikërisht tek vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve. Duke kujtuar se tashmë është mbërritur në njërën prej pikave të fundit të legjislacionit para futjes në fuqi të reformës, pikërisht tek vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve, eurodeputetja percjell bindjen e saj se situata mund te zhbllokohet.

“Po flasim për pak vota që mungojnë deri më 21 korrik, kur qeveria duhet të çojë ligjin në parlament”, është komenti i zyrtares europiane. “Me propozimin e percjellë nga Viktoria Nuland, kanë qenë të gjithë dakord në BE: një komision për gykatësit dhe prokurorët, i cili të shikojë tre aspekte: të pyesë kandidatët për të justifikuar pasuritë dhe paratë ne llogarite e tyre bankare. Do të shikojë lidhjet politike e po kështu nëse ka lidhje të natyrës kriminale. Kjo është më shumë rëndësi të bëhet, këmbëngul Macovei, e cila nuk sheh arsye për shqetësimin e opozitës dhe kompetencat kushtetuese që iu jepen ndërkombëtarëve.

“Nuk e di pse iu referohen kompetencave kushtetuese. Sepse, kur të vijë koha e vërtetë, për vetingun flas, ai bëhet njëherë, pra ai mund të marrë, nuk e di sa kohë, pak muaj, një vit, pastaj mbaron, është “finished”. Ju keni pas kësaj gjykatës e prokurorë që fillojnë punën, me pavarësinë e plotë, emërimin e përhershëm e të tjera. Është logjike. Juva ua jepni të gjitha garancitë, atyre që i keni verifikuar. Kjo ndodh edhe në perëndim, ju kaloni stade të ndryshme testimi të integritetit”, u shpreh Macovei.

Macovei e konsideron si plotësisht të justifikuar që në këtë proces të ketë ekspertë shqiptarë, por po ashtu asistencë dhe monitorim të ndërkombëtarëve. Sepse do të jenë njerëz me eksperiencë në reformën e drejtësisë dhe përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga vende të ndryshme anëtare, nga Holanda, Franca, Italia, Gjermania, SHBA, apo Komisioni Europian. Pra që të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si ta bëjë këtë, thote ajo, është e pajustifikueshme.

 

Top Channel