Në burg “miss”-i për të cilën bosët bënë luftë

14/07/2016 00:00

E gjatë, fizik ëndrrash dhe sy ngjyrë smeraldi, diku mes akullit dhe zjarrit. Këto veti dhe ky shikim i dhanë titullin Miss Bosnja dhe vendin në kopertinën e “Playboy” pak vite më parë.

Por Slobodanka Tosiç, 29 vjeçe, nuk është ëngjëlli që mund të duket. Është më tepër një “damë e zezë” që ka bërë që bosët e krimit në Bosnje të çmenden pas saj.

Disa e konsiderojnë edhe shumë mizore, aq sa pak ditë më parë gjykata e dënoi me 2 vjet burg për shkak se i ngriti një kurth ish-të dashurit të saj, njëkohësisht rival i partnerit të saj aktual.

Djordje Zdrale, bos i botës boshnjake të krimit, kishte përfunduar në shënjestrën e të dashurit të ri të modeles, Darko Elez, edhe ky figurë e njohur e mafias lokale.

Gjithçka ndodhi në vitin 2006 dhe ajo që ndodhi ngjan me skenat e filmit “Kumbari”, por e spostuar në vendin ballkanas.
Slobodanka, e dyshuar se ka marrë pjesë në të paktën 5 vrasje të tjera dhe një seri grabitjesh milionere, kontaktoi ish-in e saj duke e tërhequr në grackë me premtimin për t’u pajtuar dhe ai, ende i dashuruar marrëzisht, pranoi ta takonte.

Zdrale niset për në vendin e takimit, por atje përveç modeles gjen edhe vrasësit e Elez. Këta të fundit hapin zjarr por për shkak të rrethanave Zdrale arrin t’ia hedhë me disa plagë të lehta.

Por kaq ka mjaftuar që prokuroria të hapë një hetim, të cilit nuk i ka shpëtuar as Slobodanka, që tashmë do të kalojë ca kohë në qeli. 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel