Festivali i fëmijëve në Shkodër

14/07/2016 00:00

Gjatë natës së parë interpretuan këngët e tyre 10  fëmijë. Drejtori artistik i këtij festivali, Kujtim Alia, shprehet se garanci suksesi si gjithnjë mbetet pjesëmarrja e emrave më të njohur të muzikës shqiptare dhe prezantimi i shumë zërave kualitativ.

“Ka nisur edicioni i 54 i Festivalit Mbarëkombëtarë për Fëmijë, me pjesëmarrjen e krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kualiteti i këngëtarëve që është shumë i rëndësishëm, është shumë i mirë. Kur them këtë kam parasysh që kanë ardhur zëra shumë të bukur. Kompozitorët i kanë përzgjedhur dhe kjo bën që festivali të ketë kontraste, të ketë larmi”, shprehet Kujtim Alia, drejtor artistik.

Që nga viti 1962, kohë dhe kur u ideua Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Shkodrës.

Top Channel