Të rinjtë, protestë para parlamentit për reformën

14/07/2016 00:00

Me thirrjet “Rinia do drejtësi” apo “Mos kini frikë të votoni reformën”, dhjetëra të rinj kanë protestuar këtë të enjte në nisje të seancës parlamentare.

Me pankarta në duar e me kërkesa drejtuar deputetëve, të rinjtë i kanë bërë thirrje politikës që të miratojë reformën në drejtësi, për të siguruar të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian.

Përpara të rinjve kanë qëndruar disa forca të policisë, për të shmangur incidentet në kohën kur deputetët e ministrat i drejtoheshin sallës së Kuvendit.

Protesta e tyre është mbyllur pa incidente dhe me kërkesën që zëri i të rinjve të dëgjohet.

Top Channel