Vorë, shpërthen në flakë një automjet

14/07/2016 00:00

Një automjet është shkrumbuar nga zjarri që shpërtheu në ecje e sipër. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët dolën në kohë nga mjeti në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Vorës.

Mjeti tip Renault mësohet se mori flakë nga një avari e impiantit të gazit. Sipas dëshmitarëve që raportuan në Top Channel, në vendin e ngjarjes mbërriti e para policia e më pas një mjet zjarrfikës për të shuar flakët.
 
Për disa minuta, qarkullimi në pjesën e rrugës ku ndodhej automjeti në flakë është ndërprerë.

Top Channel