F1, Raikkonen shkëlqen në testet britanike

14/07/2016 00:00

Testet dy ditore të Formulës 1 në Silverstone u mbyllën nën shenjën e Ferrarit dhe Kimi Raikkonenit. Piloti finlandez tregoi sërish në pistën britanike se po jeton një moment të mirë, duke e përshkuar atë me kohën 1 minutë 30 sekonda e 665 të mijëtat, kohë kjo që nuk u thye nga asnjë prej pilotëve të tjerë.

Në vendin e dytë u rendit Esteban Okon me Mercedes, me gjysmë sekondi më shumë se Raikkonen, ndërsa piloti i Red Bull Pierr Gasli’ u rendit në vendin e tretë.

McLaren, që ishte skuadra më e shpejtë në ditën e parë të testeve, këtë radhë e pa veten në vendin e pestë me Vandoorne, ndërkohë që përpara tij, në vendin e katërt, u pozcionua Mazepin me Force India.

Klasifikimi i ditës së dytë të testeve në Formula 1 vijon me Valteri Bottas, Santini Ferruci, Xhojlin Palmer e Sergio Sette Camara.

Top Channel