Lezhë, sekuestrohen 50 doza drogë e dyshuar si kokainë

14/07/2016 00:00

Agjentët e anti-drogës në policinë e Leyhës kanë sekuestruar në orët e fundit 50 doza lëndë narkotike të llojit kokainë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë arrestuar në flagrancë edhe poseduesin e tyre.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel