Schmid: Reforma, përgjegjësi individuale e deputetëve

14/07/2016 00:00

“Është përgjegjësia individuale e çdo deputeti shqiptar që ta marrë këtë shans dhe të votojë në favor pro reformës”.

Me këtë apel të drejtëpërdrejtë i është drejtuar zv.sekretarja e përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm klasës politike shqiptare, vetëm një javë përpara miratimit në Kuvend të draftit përfundimtar të reformës në drejtësi.

E ndodhur për një vizitë në tiranë, Helga Schmid ka bërë përgjegjës politikanët shqiptarë për vonesën në miratimin e reformës, të cilën e konsideroi jetike për vendin por edhe për BE-në.

“E di që të gjitha palët, qeveria, opozita, dëshirojnë që vendi të ecë përpara në rrugëtimin e vetë drejt BE-së, por gjithashtu e di që politika juaj vuan nga një mungesë e thellë besimi ndërmjet partive politike”, ka thënë Schmid.

Kur 21 korriku është vetëm një javë larg, zonja Schmid u kujdes të bënte një apel të fundit, në vazhdën e thirrjeve të ndërkombëtarëve, kompromis dhe bashkëpunim mes partive politike. 

Top Channel