Vritet Shishani, një nga liderët e Shtetit Islamik

14/07/2016 00:00

Shteti Islamik konfirmoi vdekjen e një prej liderëve të tij kryesorë, pikërisht Oram Shishanit, të cilin SHBA kishte deklaruar që më herët se u vra në muajin mars. Agjensia e lajmeve Amak, e cila ka lidhje me Shtetin Islamik, raportoi se Shishani u vra gjatë luftimeve në qytetin Shirkat, në jug të Mosulit, në Irak.

Por, sipas SHBA, ai u vra si pasojë e plagëve të marra nga një sulm ajror amerikan në verilindje të Sirisë. Emri i vërtetë i Shishanit ishte Tarkhan Batirashvili, por ai njihet edhe si Omar Çeçeni. Xhihadisti mjekërkuq ishte një prej këshilltarëve më të afërt ushtarakë të liderit të Shteti Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Konfirmimi i vdekjes së Shishanit u publikua në faqen e internetit të agjensisë Amak, e cila përdoret shpesh nga ISIS për të nxjerrë lajme.

Po kjo agjensi kishte mohuar vrasjen e Shishanit në mars nga SHBA. ISIS lajmëroi se Shishani u vra ndërsa luftonte kundër forcave që po përpiqen të rimarrin Mosulin nga duart e Shtetit Islamik, por pa specifikuar se kur. Për shkak të raporteve konfliktuese për vdekjen e tij, ekspertët thonë se ka ende paqartësi për këtë.

Megjithëse ata thonë se Shteti Islamik nuk ka përdorur në të shkuarën si manovër lajme të rreme për vdekjen e liderëve të saj, përkundrazi, zakonisht përpiqet ta mbajë të fshehur këtë sa më gjatë.

Top Channel