Europa League, Kukësi përballet sot me Austrinë e Vjenës

14/07/2016 00:00

Skuadra e Kukësit nuk do të ketë asnjë mungesë dhe do të jetë e plotë në ndeshjen e të enjtes përballë Austrisë së Vjenës e cila do të luhet në stadiumin “Ernst Happel”.

Nën një atmosferë pozitive, skuadra verilindore realizoi stërvitjen e fundit para sfidës, ndërkohë që drejtuesit e saj besojnë se do të kthehen nga Austria me një rezultat pozitiv.

“Bazohemi në forcën tonë, në punën e bërë nga stafi, nga të gjithë lojtarët dhe mendojmë që nuk kemi ardhur këtu për turizëm, por për të treguar vlerat tona përballë një ekipi të madh. Ata kanë defektet e tyre, kanë pikat e dobëta në të cilat mund t’i godasim”, u shpreh Dritan Dervishi, drejtor i përgjithshëm i Kukësit.
   
Kukësi synon të përsërisë sukseset e edicioneve 2013-14 dhe 2015-16. Austria e Vjenës është një skuadër me traditë në futbollin austriak pasi është shpallur 24 herë kampioneve e Bundesligës dhe ka arritur të fitojë 27 Kupa të Austrisë, ndërkohë që trofeu i vetëm i kuksianeve është Kupa e Shqipërisë që u fitua këtë verë.

Top Channel