Francezët peticion që të riluhet finalja

13/07/2016 00:00

Tifozët transalpinë të futbollit nuk po e kapërdijnë dot humbjen në pjesën shtesë ndaj Portugalisë në finalen e Parisit, dhe kanë lançuar një nismë në internet për të përsëritur përballjen.

Në sajtin e njohur mesopininons.com që u krijua këtë të hënë, peticioni ka mbledhur thuajse 100 mijë firma në 24 orë dhe autori në arsyetimin e tij nënvizon se Portugalia mashtroi futbollin dhe UEFA duhet të bëjë të riluhet finalja.

Por duket se kjo ka sjellë reagim dhe në kampin e tifozëve kundërshtarë, me mbështetësit e kampionëve të Europës që u përgjigjën në të njëjtën mënyrë, duke inskenuar një luftë peticionesh. Është vetëm futboll dhe turneu tashmë mbaroi por finalja dhe spektakli mesa duket janë ende në mendjet e tifozëve.

Top Channel