Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar sot nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, pas debateve të ashpra që përfshinë mbledhjen e ditës së sotme, ku fokusi kryesor ishte reforma në drejtësi.

Mësohet se ai e ka bërë këtë për t’u takuar me ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi është zhvilluar në zyrën e Berishës dhe tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht reforma.

Top Channel