I vjedh zinxhirin nga qafa një gruaje, dështon arratisja e 17-vjeçarit

13/07/2016 00:00

I ka vjedhur varësen e floririt një gruaje, duke ia tërhequr me forcë nga qafa dhe është larguar menjëherë. Por, arratija e këtij personi nuk ka zgjatur shumë.

Agjentët e komisariatit të policisë së Lezhës kanë arritur ta vënë në pranga 17-vjeçarin me inicialet L.B, pak kohë pas grabitjes.

Menjëherë pasi kanë mbërritur në vendngjarje, agjentët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë autorin.

Nga veprimet e mëtejshme është bërë i mundur edhe arrestimi i tij dhe materialet hetimore janë tashmë në duart e prokurorisë së rrethit.

Top Channel