Policja kineze çarmatos brenda sekondës agresorin

12/07/2016 00:00

Një femër, anëtare e ndërhyrjes së shpejtë në policinë kineze është filmuar teksa ka çarmatosur një person i cili mbante një thikë në dorë.

Gruaja e cila dallohet e veshur me një uniformë të zezë, vihet re teksa i afrohet personit nga pas. Burri qëndron në mes të rrugës me një thikë të madhe në dorë, ajo i kap dorën dhe ia përthyen dorën në ajër që ta detyronte ta hidhte.

Me një lëvizje tjetër ajo e hedh në tokë dhe i vë gjurin mbi shpinë që të mos lëvizte, në këtë moment ndërhyn një tjetër police dhe një burrë që e ndihmojnë që ta mbajnë që të mos lëvizë.

Top Channel