Nuland: Dialogu Prishtinë-Beograd, në rrugën e duhur

13/07/2016 00:00

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka thënë gjatë vizitës së saj në Beograd se, procesi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit po zhvillohet në drejtimin e duhur. Ajo ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme që ta përshpejtojnë dhe ndihmojnë këtë proces, duke deklaruar se është një proces që do të zgjasë.

“Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtimin e duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim sesi ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi do të zgjasë dhe ne jemi shprehur të gatshëm që ta përshpejtojmë dhe ta ndihmojmë atë”, ka thënë Nuland, siç bën të ditur “KosovaPress”.

Nuland ndër të tjerash ka thënë se Serbia nuk duhet të zgjedhë mes Rusisë dhe Amerikës. Ajo thotë se i kupton shumë mirë lidhjet e hershme mes Serbisë dhe Moskës, por shton se edhe SHBA-të kanë marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Nuk mendojmë se duhet t’iu kërkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin se në cilën anë duan të qëndrojnë”, ka deklaruar Nuland.

Top Channel