Gruri “mërzit” fermerët, prodhimi ulet ndjeshëm

13/07/2016 00:00

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë është një sipërfaqe e konsiderueshme ajo e kultivuar me grurë edhe pse ndër vite kjo ka ardhur gjithmonë duke u tkurrur.

“Në vitin 2015, në Korçë janë marrë më shumë se 37 kv për hektarë. Kjo është një kulturë bazë për ushqimin e popullsisë”, shprehet Demir Areza, agronom.

Kostot e larta vijojnë të mbeten shqetësimi kryesor i këtyre fermerëve, të cilët pohojnë se kultivojnë shumë pak grurë sa për të mbuluar nevojat e tyre, pasi tregtimi i tij nuk është me leverdi.

“Rendimenti i grurit është shumë i ulët pasi ka shumë lloje farash dhe ato janë të përziera”, thotë një fermer.

Fermerët e Korçës gjithnjë e më tepër janë duke e braktisur kultivimin e grurit dhe janë duke u orientuar drejt kulturave të cilat janë më fitimprurëse dhe që kanë një treg më të sigurt, si bimët medicinale apo frutoret.

Top Channel