Gjykata e Lartë rikthen çështjen “Dajti” në Apel

13/07/2016 00:00

Gjykata e Lartë vendosi sot të rikthejë në Gjykatën e Apelit çështjen e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti.

Gjykata e Apelit kishte prishur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë me arsyetimin se gjatë procesit, Dritan Dajti nuk kishte patur avokat mbrojtës.

Për një kohë të gjatë ai kërkonte avokat kryesisht me justifikimin se nuk kishte të paguante një avokat tjetër. Gjykata e Shkallës së Parë i kishte dhënë atij dënimin me burgim të përjetshëm.

Top Channel