Tiranë, Apeli lë në burg Vladimir Gjutën

13/07/2016 09:50

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar këtë të mërkurë masën e sigurisë arrest me burg, ndaj Vladimir Gjutës, i akuzuar për dhunë në familje dhe largim nga vendi i qëndrimit të të arrestuarit.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Apelit, mësohet se Gjuta nuk ka patur avokat mbrojtës, duke e realizuar vetë mbrojtjen. Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se kishte dalë nga arresti shtëpiak pasi duhej të dërgonte djalin në spital, ndërsa ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë mbi të atin, siç pretendon organi i prokurorisë.

Por, pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për Gjutën. Ky i fundit u arrestua dy muaj pasi ishte liruar nga burgu, ku u akuzua si personi që kishte vënë tritolin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm. Por, edhe pse ai u lirua nga kjo akuzë, Gjykata e Kukësit e mbajti atë në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, masë e cila duket se po e penalizon tani Gjutën, pasi e shkeli me pretendimin se po çonte djalin në spital.

Top Channel