Sarandë, sekuestrohen 325 kg kanabis; një i arrestuar

13/07/2016 09:20

Policia e Sarandës ka seksuestruar 325 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një person.

Policia e Sarandës ka bërë të mundur përfundimin me sukses të operacionit të koduar “NDRYSHE”, mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Afrim Çifliku në fshatin Vrion të Delvinës, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar furgonin tip Ford, me targë AA706JR, brenda të cilit ishte fshehur sasia e konsiderueshme e drogës.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë.

Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Greqia. Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel