‘EURO 2016’, statistikat e turneut kontinental

12/07/2016 00:00

Epilogu i Europianit 2016 i dha fund spektaklit fantastik të futbollit me finalen e madhe që sanksionoi Portugalinë kampione të re të kontinentit. Por turneu i kësaj vere ku ishte prezente edhe kombëtarja shqiptare, regjistroi numra dhe statistika impresionuese e të veçanta.

Thuajse 2 miliardë Euro janë të ardhurat në total të gjeneruara nga Euro 2016, të zyrtarizuara nga qeveria  e futbollit kontinental. 108 gola u shënuan në të gjithë turneun me një mesatare prej 2.12 për çdo ndeshje, që është edhe më e ulëta për një kampionat europian që prej vitit 1996.

52 postime për çdo minutë në rrjetin social “Twitter”, pasuan golin e bukur të Geret Bejl në portën e Anglisë, sfidë e vlefshme për grupin B të luajtur në stadiumin e Lons. 33 mijë spektatorët në stadiumin e Tuluzit në një ndeshje, ishin pjesëmarrja minimale në impiantet e Europianit 2016.

Kishte vetëm 3 kartona të kuq në 51 ndeshje të zhvilluara në turneun e futbollit, dhe një prej tyre erdhi në dëm të një shqiptari, me penalizimin e Lorik Canës, në 11 qershor ndaj Zvicrës.

Gjermania kishte 79% mbajtjen e topit ndaj Irlandës së Veriut, dhe kjo është më e larta në një ndeshje të vetme që prej Europianit 1980.

Portieri që kishte më shumë punë në kuadratin e tij ishte Islandezi Haldorson që bëri 227 pritje vendimtare ndërsa 20 ishte numri mesatar i goditjeve të Anglisë për çdo ndeshje, më shumë se cdo tjetër. Por duhet nënvizuar efikasiteti i ulët i 3 luanëve që shënuan vetëm 4 gola në 4 ndeshje.

Top Channel