Itali, 4 shqiptarë të arrestuar për shpërndarje kokaine

12/07/2016 00:00

Komanda Provinciale e Bolonjës përfundoi operacionin “Valkyria”, që çoi në zbulimin dhe shkatërrimin e një organizate që trafikonte kokainë në lokalet e natës.

Janë arrestuar katër shtetas shqiptarë që për shpërndarjen e drogës përdornin gra dhe fëmijë, për të mos ngjallur dyshime.

Përveç 36 kilogramëve kokainë që sillej nga Spanja dhe Holanda, u zbuluan edhe aparatura për kapjen e frekuencave, pajisje për zbulimin e mikrofonave dhe sasi të mëdha parash.

Top Channel