“Revenge”, pranga tutorëve të së miturës në Tiranë

12/07/2016 00:00

Policia e Tiranës ka finalizuar paraditen e sotme operacionin e koduar “Revenge”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se personat në fjalë akuzohen për shfrytëzim të miturish.

Konkretisht, shtetasit Enea Sinani, 28 dhe Elton Drapi, 29 vjeç shfrytëzonin për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare.

Burimet shtojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së kryeqytetit për procedimin e mëtejshëm të dy të rinjve.

Top Channel