Jo më kot Brazili quhet “djepi” i talenteve në futbollin për meshkuj dhe femra, por rrallë kush mund të shohë një femër me taka dhe minifund që shfaq aftësitë e saj në freestyle.

Dhe ajo që mund ta bëjë këtë është Raquel Benetti, e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar aftësitë e saj në kontrollin e topit.

Një video ku 25-vjeçarja performon ndërsa është ulur pranë një pishine është publikuar së fundmi në rrjetet sociale dhe brenda 5 ditëve ajo ka marrë mbi 600 mijë shikime në Imgur.

Por kjo nuk është performanca e vetme e 25-vjeçares ajo ka treguar aftësi  mjaft të mira në mbajtjen e topit në ajër edhe në situata të tjera, një prej të cilave edhe ndërsa mban mbi shpatulla pesha të rënda.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel