Policia e Elbasanit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen sa më të mirë të ndeshjes së vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Champions League mes Partizanit dhe hungarezëve të Ferencvaros ditën e mërkurë në orën 20:00.
Bëhet e ditur se nga ora 18:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit; nga bulevardi “Kamber Sejdini”, në orën 18:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Në stadium, nuk do të lejohet marrja e fëmijëve pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta; shishe; fishekzjarrë; monedha apo metale
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 13 Korrik lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Top Channel