Grabitjet fundit, Llalla në zyrën e Nishanit; raportim për hetimet

12/07/2016 00:00

Gati dy javë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe vetëm një ditë pas një tjetër grabitjeje në bankë, të regjistruar në qytetin e Vlorës, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thirrur në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim lidhur me bisedimet që janë zhvilluar mes kreut të shtetit dhe kryeprokurorit, mesohet se ne takimin që ka zgjatur rreth 60 minuta, tema kryesore ka qenë informimi i zotit Nishani lidhur me këto ngjarje dhe me ecurinë e hetimeve mbi to.

Grabitja e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” ishte një ngjare që tronditi jo pak sigurinë në vend, për faktin se persona të armatosur arritën të hynin deri në pistën e aeroportit.

Në këto kushte, preisdenti Nishani ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm një pasqyrë të plotë të hetimeve të deritanishme të ndërmarra nga institucioni që ai drejton.

Top Channel